Leonardo DiCaprio ngre sërish zërin për Vjosën

By

Nismëtar i një fondacion, i cili synon të promovojë vlerat e natyrës dhe të ndërgjegjësojë për mbrojtjen e sa më shumë vendeve në rrezik.

Që prej vitit 1998 Leonardo DiCaprio është aktivist i zëshëm i çështjeve mjedisore, shkruan NTV. Në vitin 2010 ai dhuroi 1 milion dollarë për një projekt rezervati natyror në Rusi ndërsa tre vite më vonë ishte protagonist i një fushate mbledhjeje donacionesh për çështjet e ngrohjes globale që kapi shifrën e rreth 40 milionë dollarëve.

Leonardo DiCaprio ka reaguar deri më sot disa herë për mbrojtjen e Vjosës. Përmes postimeve në Instagram, Facebook apo Twitter ai ka apeluar që lumi i fundit i egër në Evropë të mbrohet nga autoritetet shqiptare.

Së fundmi, ditën e djeshme në një postim në Twitter është shprehur që Vjosa duhet që të jetë Park Kombëtar në mënyrë që zona të mbrohet nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit.

Artikuj të ngjashëm