Lëndon këmbën dhe përkohësisht, këngëtari i famshëm mbetet në karrocë!

By

Këngëtari me famë botërore, njëri nga ata artistë që nga mbretëresha e Britanisë së Madhe ka marrë edhe titullin Sir, ka njoftuar se e ka lënduar kyçin e këmbës së tij.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar këngëtarin Elton John që të vizitojë njërin nga muzetë më të bukura në botë dhe bëhet fjalë për Uffizi Gallery në Florence të Italisë.

“As edhe një kyç i këmbës nuk mund të më pengonte të shihte një nga muzetë më të bukura në botë”, Elton e përshkroi një foto të tij në një karrige me rrota në llogarinë e Instagram-it.

Po i urojmë Eltonit shërim të shpejtë…

Artikuj të ngjashëm