Nuk është hera e parë apo ndonjë befasi që reperi viziton Amerikën, pasi ai të njejtën gjë e ka bërë edhe herë të tjera.
Kujtojmë se pas pauzës që bëri në muzikë ishte pikërisht New Yorku vendi që ai xhiroi videoklipin dhe u rikthye në skenë si solo.
Reperi në shumë intervista e ka cekur se ky qytet e në pergjithësi Amerika i japin atij inspirimin e nevojshëm dhe e frymëzojnë për projekte të reja muzikore.
Duket se pas sezonës së gjatë e të stërmbushur me koncerte Ledri është rikthyer në vendin ku ka lindur Hip Hopi për tu rimbushur me energji e për të bërë prurje të reja në muzikë.
Befasia qëndron se në këtë kohë aty është edhe ish e dashura e Ledrit njëherit edhe bashkëpuntorja e disa projekteve Dafina Zeqiri e cila po qëndron përkrah të dashurit të saj.
Por mbetet vetëm rastësi fakti që ish çifti po gjinden në të njejtën kohë atje dhe se nuk ka të bëjë farë me lidhjen e tyre kjo vizitë, pasi ata po punojnë secili për projektet e tyre dhe po e shijojnë në maksimum këtë qëndrim. /Prive.al/