‘SRMN’ është projekti i fundit i reperit Ledri Vula. Çdo këngë e tij merr vulën e ‘hitit’ dhe kështu ndodhi edhe me klipin e fundit.
Pas ‘SRMN’ e cila ka regjistruar mbi 3 milion shikime ka filluar punë për një këngë të re.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim por që detajet nuk i ka bërë të ditura. Pritet që edhe ky projekt të jetë i punuar në RedBox, studio kjo që mban firmën e projekteve të fundit të Ledri Vulës.