Përveç muzikës, Ledri Vula ka pasion një gjë tjetër që ka të bëjë me sportin.
Pas shumë koncerteve dhe lodhje gjatë mujave të nxehtë, reperi iu kthye basketbollit për t’u relaksuar pak me këtë sport që e pëlqen qysh nga fëmijëria.
Kjo gjë u bë e ditur përmes shumë teksteve të Ledrit, ku reperi tregon se basketin e luan që kur ishte fëmijë.
Artisti bëri disa instastory në Instagramin e tij ku shihet duke luajtur me miqtë e tij.
Para pak ditës, Ledri u kthye nga bregdeti shqiptar, atje ku zgjodhi të pushonte ca ditë për shkak të një koncerti në jug të Shqipërisë.
Gjatë kësaj vere, reperi ka qenë në krye të mediave rozë si dhe në top lista për shkak të dy bashkëpunimeve të tij jashtëzakonisht të suksesshme.
‘Mike’ me Elvanën dhe John-in si dhe ‘Princess Diana’ me Lyrical Son.
Të dyja këto kanë arritur miliona klikime në youtube dhe u bën mega-hite përgjatë verës./Prive.al