Ishte viti 2013 kur reperi Ledri Vula u shfaq publikisht si rrallëherë, me një vajzë!
Atëbotë jo shumë e njohur por që spikaste me bukurinë, Dua Lipa, sot një super yll botëror u përfol si e dashura e re e një prej meshkujve më të pëlqyer shqiptarë.
Romanca përfundoi shpejt dhe në arsye të paqarta mirëpo duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në një aspekt – relacionin mes prindërve të artistëve.
Për habinë e shumëkujt, prindërit e Duas dhe Ledrit ruajnë një miqësi shumë të mirë që e kanë vulosur edhe sot.
Çiftet janë parë krah njëri-tjetrit në Ulqin, teksa shijojnë të nxehtin e Gushtit në bregdetin e njohur.
Fotografia e mëposhtme nuk i lë shumë hapësirë fjalëve./Prive.al/