Kështu dukej Mimoza Shkodra në vitin 2001 (VIDEO)

By

Përbën një prej këngëtareve që i ka rezistuar skenës për vite të tëra.

Ndonëse është akoma e re, fakti që Mimoza Shkodra ka nisur karrierën në adoleshencë bën që të numërojë pothuajse gjysmën e jetës në skenë.

Sot, kujtohen hitet ‘Ndarja’, ‘Burrat nuk janë si ti’, ‘Ki me ni’, ‘Kujtoje tonën dashuri’ mirëpo pak mund ta mbani mend Shkodrën fiks 16 vite më parë.

Një prej krijimeve muzikore debutuese si tinejxhere, Mimoza e kishte pasur këngën ‘Unë jetoj’ në vitin 2001.

Fatmirësisht falë postimit të arkivave në Youtube, xhirimet nga ajo periudhë tashmë janë të qasshme.

Për gjithë nostalgjikët, më poshtë Mimoza e vitit 2001. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=V-ETCnzh6zU

Artikuj të ngjashëm