Shumë është komentuar në lidhje me aspektin profesional të gazetarit Ledion Liço përgjatë muajve të fundit.
Largimi nga Top Channel, marrëdhënia me Drejtorin e televizionit dhe e ardhmja e rrugëtimit televiziv kanë qenë disa prej pikave për të cilat kanë shkruar portalet.
Së fundmi, mediat në Shqipëri raportuan se angazhimi i Liços, i cili është edhe bashkëshorti i Sarës, një prej trashëgimtareve të Top Medias, mban emrin Melody TV. Mirëpo, ngritja e kanalit muzikor në platformën Digitalb duket të mos jetë puna e vetme.
Ledioni është angazhuar edhe në reklamat e Digitalb teksa shumë shpejt do të sjellë një cikël dokumentarësh me titullin ‘Unë besoj’. Këta dokumentarë, në të cilët Liço do të jetë producent ekzekutiv flasin për rrugëtimin e platformës televizive e cila u ngrit 15 vite më parë nga Dritan Hoxha.
Në mes të një situate ku rivaliteti dhe mospajtimet me Drejtorin Blushi në TCH u përfolën në media, duket se angazhimi në Digitalb ka qenë modeli i kompromisit nga Presidentja Hoxha për të lënë të gjitha palët të kënaqura, larg hatërmbetjeve. /Prive.al