Deri tani, të gjithë duhet ta dimë se moda është ciklike. Çdo 20-30 vjet, trendet e modës, duke përfshirë rrobat dhe kozmetikën, duket se riciklohen dhe kthehen në stil.
Kthimi nuk bëhet në mënyrë absolute, gjithnjë detajet e një dekade tjetër ndërthuren me detajet aktuale të kohës. E pikërisht këtu na kujtohet fjalia e famshme e çdo grua më në moshë “Moda gjithnjë kthehet.”
E rikthimin e një grimi nusesh më ndryshe se sot, e riktheu Learta Jakupi.
Në Instagramin e saj ndau imazhe të rikrijimit të grimit ashtu siç e bënte më parë nëna dhe vjehrra e saj kur ishin nuse, me grim qe kishte ngjyra me të ndezura, buzë të kuqe dhe vendosjen e gurëve në pjesën e ballit. /Prive.al