Learta prezanton ‘pasaportën’ e saj të dytë (FOTO)

By

Nusja e shtëpisë së këngëtares së famshme të muzikës popullore Learta Jakupi, ka edhe pak muaj përpara, para se të bëhet nënë.

Learta që është nusja më e famshme në Kosovë, ka udhëtuar për në Gjermani bashkë me burrin e saj Kushtrimin, ku ka kryer edhe disa kontrolle shëndetësore.

Ajo gëzon nënshtetësinë gjermane dhe ka një pasaportë të këtij shteti të fuqishëm, dhe tani sipas saj, ajo ka edhe një tjetër pasaportë.

Bëhet fjalë për kartelën Mutterpass, që në Gjermani iu jepet grave shtatzëna, ku shënohen të gjitha detajet e shtatzënisë.

Në një imazh që Learta ka publikuar në Instagram, ka shkruar: ‘Pasaporta ime e dytë’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm