Learta prezanton diçka të re: Ajo po i hyn botës së biznesit me këtë ndërmarrje

By

Njëra ndër gratë më të famshme të shoubizit kosovar, po e shfrytëzon emrin e saj për të nisur një biznes në botën e modës.

Gruaja e Kushtrim Salihut, djalit të këngëtares Shyhrete Behluli, që ka marrë famë në krah një familjeje shumë të njohur në Kosovë, ka paralajmëruar se do bëhet një biznismene.

Learta, në profilin e saj në Instagram, ka treguar se do të hapë një butik së cilit do t’ia vërë emrin e të birit.

Çifti që janë bërë prindër në gusht të këtij viti, e pagëzuan të birin me emrin Matin, ndërsa të njëjtin emër do mbajë edhe dyqani që pritet ta hapë Learta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm