Learta nuk i ndanë nënën dhe vjehrrën as në urimin e saj për 8 mars (FOTO)

By

Nusja e ‘famshme’ e familjes së Shyhrete Behlulit, Learta, vëmendjen mediatike po vazhdon ta tërheqë si magnet edhe kur kanë kaluar tashmë gjashtë muaj qysh nga momenti kur edhe pati ceremoninë e martesës.

Postimet e shumta në profilin e saj në Instagram shpeshherë dinë të jenë kryetituj për mediat rozë të cilat po e ndjekin hap pas hapi bukuroshen.

Sot kur edhe shënohet 8 marsi dita gruas, Learta, zgjodhi ta bëjë një urim mjaft të veçantë.

Ajo nuk veçoi as këtë herë nënën e saj ndaj vjehrrës, Shyhretes, të cilat në urimin e bërë i quajti si ‘nëna’.

“Dy Nëna ??Dy Dashuri pa fund! Gëzuar ditën ndërkombëtare të Gruas!” shkroi Learta përbri kësaj fotografie. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm