I biri i këngëtares Shyhrete Behluli, Kushtrim Salihu pas një dasme që bëri bujë të madhe në shoubizin shqiptar, është bërë baba për herë të parë.
Nga martesa e tij me Learta Jakupin, ai ka një fëmijë të cilin e ka pagëzuar me emrin Matin.
Vogëlushi Matin që u lind në Dortmund të Gjermanisë, tani po qëndron në Kosovë dhe qysh tash kanë filluar dhuratat për të.
Kjo e fundit që Learta ka publikuar në profilin e saj në Instagram, është shumë simpatike dhe vlen të theksohet se aspak e shtrenjtë.
Është fjala për një cucëll mashtruese, e zakonshme për foshnjat, e cila është e personalizuar me emrin e Matinit, e po ashtu ka një zemër si kapëse në të cilën Kushtrimi e Learta kanë zgjedhur të shkruajnë: “Të duan mami dhe babi”. /Prive.al