Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj dhe këngëtari energjik i muzikës rok Vitmar Basha në shkurt të këtij viti bënë publike lidhjen e tyre.
Gjatë një interviste të Vitmarit për emisionin ‘Lart e Poshtë’ në TV Klan, ai bëri të ditur për romancën midis tyre duke u shprehur se Marsela e ka frymëzuar për albumin e ri.
Së fundmi, një mik i këngëtares, gazetari Eraldo Rexho është intervistuar nga Genta Hodo në programin “Edicioni Veror” dhe ka bërë të ditur se Marsela dhe Vitmari do të martohen, raporton Xing.al, transmeton Prive.
Ai ka zbuluar se çifti do të organizojnë së shpejti një dasëm duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.