Artisti i njohur nga Shqipëria, Landi Hysi, dikur anëtarë në grupin West Side Family po vazhdon të jetë mjaft i zëshëm nëpër rrjete sociale duke dalur në mbështetje të shumë kauzave shoqërore.
E fundit është ajo e ‘Barazisë gjinore’ teksa Landi bën thirrje që dallimet e tilla të mos ekzistojnë fare në shoqëri.
Përpos tij në fotografinë e publikuar nga artisti shihet edhe ‘Missi’ i dikurshëm Valbona Selimllari e cila gjithashtu po vazhdon të jetë mjaft aktive si në çështje të tilla ashtu edhe në ekranet televizive ku së fundmi ishte edhe pjesë e jurisë në spekaklin ‘Dance With Me’.
Mbështetje të tilla nga figurat publike në çfarëdo lloj çështjeje janë gjithmonë të mirëpritura pasi që ndikimi i madh që kanë ata tek njerëzit do të ishte një ‘armë’ shtesë për luftimin e këtyre fenomeneve. /Prive.al/