Vajzat e saj të bashkuara,miq dhe kolegë të tyre, miq të zonjës së ndjerë,fytyra të njohura publike dhe shumë dashamirë të familjës ishin ata që përcollën zonjën Mona për në banesën e saj të fundit.
Varrimi i së ndjerës u bë sot në varrezat e qytetit në Dragodan,ku nga ora 13:00 ceremonia mortore u përcoll hap pas hapi përmes fotografive nga prive.al.
Fytyrat e dërrmuara nga pikëllimi të motrave Ismaili për nënën e tyre janë ato që nuk kishin si të mos merrnin qendrën e vemendjës.
Humbje e madhe kjo,ato bashkë me trupin e saj varrosën edhe mundin,sakrificën dhe gjithë përkushtimin e vuajtjet që kishte bartur e ndjera për rritjen dhe edukimin e tri vajzave të saj.
Zonjës Mona sot iu dha lamtumira e fundit por ajo gjithmonë do të kujtohet nga miq dhe të afërm të saj si një shembull i një gruaje të fortë e cila i mbijetoi vujatjeve,sakrificave dhe shumëqkaje tjetër në çmimin e arritjes së suksesit të vajzave të saj të cilat i rriti e vetme./PRIVE.AL/