Një femër, një nënë, në krye të femrave

Ky është momenti për te falendëruar një grua në emër të femrave. Ajo është nëna e femrave – Mona.

By

Ky është momenti për te falendëruar një grua në emër të femrave. Ajo është nëna e femrave – Mona.

Kur ka nisur Mona jetën publike, siç i thonin, nëna e Adelinës,  gjëja e parë që ka shënjuar në botën e saj ka qenë beteja për femrat. Për Adelinën, Emën, Zanfinën.

Ka besuar fort se femrat në garën diskriminuese të jetës, do të gjëjnë një vend  që ato të tregojnë se janë më të zoja se burrat.

Mona ishte më e forta e femrave. Ajo është përballë me nje shoqeri maskuliste, shpeshherë e shëmtuar dhe me ambicie te papërmajtura. I ka ruajtur, aq sa ka pas mundësi, sidomos Adelinën, nga hijenat seksistë, që botën e saj artistike janë munduar ta shndërrojnë në një botë seksi. Aventure. Në një botë të pakuptimtë.

Ne femërat e kemi një detyrë morale dhe fisnike para vetes: Të Emërojmë Monën si femra dhe nëna që na ka mbrojtë, na ka dhënë guxim dhe ka flijuar nënën për të fituar lirine e femrës. Lirinë e Adelinës. Lirinë e Zanfinës. Lirinë tonë.

Mona ka refuzuar Dominancën e burrit. Ka ikur nga varësia dhe fyerjet dhe ka hyrë fort në betejë në ringjalljen e femres per faktorizim.

Mona ka dëshmuar të kundërtën e femrës në shumicë që nuk shërbejnë  për asgjë tjetër të dobishme, përveç bërjes së fëmijëve; ato shihen vetëm si sjellëse kënaqësie, njëlloj si të jenë një vegël muzikore, apo një bizhuteri.

Ajo ka hapur betejë publike kundër një femre të tillë. Ku kontrollohet nga burri.

E pra, Mona ka përfaqësuar ato gra të afta që s’janë më të pakta se burrat përsa i takon aftësive mengjeriale,  intelektuale apo fizike.

Mona ka refuzuar që ajo dhe vajzat e saja të trajtohen si gra- që mënjanohen dhe diskriminohen në këtë mënyrë – se ato janë krejtësisht injorante, të pazonjat të kuptojnë.

Ky ëshët momenti për një kujtim për një grua në krye të grave.

Kujtimin për Monën, si gruan dhe nënën në krye të femrave.