Lajmi merr botën: Demi Lovato bie në oversozë nga heroina

By

Këngëtarja e famshme amerikane Demi Lovato, është hospitalizuar për shkak të përdorimit të tepërt të narkotikëve.

Lovato siç raporton CNN, tani është mirë dhe është me familjen e saj pasi të martën u dërgua në spital për shkak se kishte rënë në overzdozë nga përdorimi i drogës.

Një përfaqësues i familjes së saj, më saktësisht tezja e saj, ka thënë për CNN se këngëtarja ishte hospitalizuar dhe tani është mirë.

“Duam të shprehim mirënjohjen p[ër të gjithë ju për dashurinë, mbështetjen dhe lutjet që po na jepni. Ka informata rreth kësaj situate që janë të pasakta dhe ne me shumë respekt kërkojmë për privatësi dhe të mos spekuloni, sepse Demi e ka të rëndësishëm shëndetin dhe rimëkëmbjen tani”, kanë thënë përfaqësues të këngëtare.

Ditë më parë, Demi Lovato kishte treguar se kishte 6-të vjet që nuk përdorte narkotikë, ndërsa tani u raportua për këtë incident. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm