Së fundmi në median online qarkulloi lajmi i shtatzënisë së dytë të Einxhel Shkirës, bazuar në burime pranë prezantueses.
Lajmi vjen pa u mbushur viti i plotë nga ardhja në jetë e Trev, teksa synimet për të zgjeruar familjen pa humbur shumë kohë, prezantuesja e njohur i shpalosi në 25 pyetjet e emisionit Prive në korrik.
Teksa e vërteta mbetet ende pak e paqartë, Einxhel ka vendosur të tallet me raportimet në një bisedë me replika me mikun e saj të ngushtë, gazetarin Flor Gjini.
‘S’besoj se ke ngel shtatzënë edhe ti këto dy javë’, i thotë Einxhel – Florit me humor, duke ironizuar në këtë formë me lajmet e pritjes së ëmbël.
Për të qenë të sinqertë, një qëndrim pak a shumë të ngjashëm Einxhel e pati mbajtur kundrejt raportimeve të mediave edhe vitin e kaluar kur të gjithë verën, portalet raportonin mbi shtatzëninë, zhvillim që ajo e konfirmoi tek muaj më vonë.
Sidoqoftë për Einxhel, urojmë më të mirën për të! /Prive.al
View this post on Instagram