Një tjetër konfirmim për lajm të rremë të shtatzënisë së Elvanës pas demantimit nga Prive.al sapo është shënuar.
Këtë herë, ajo që ka reaguar ka qenë vetë Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Media e cila në portale u trumbetua si ‘zbuluesja’ e sekretit të shtatzënisë së Gjatas.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Snapchat, ajo normalisht ka mohuar lajmin duke dhënë versionin për të cilin raportoi Prive.al, se ishte thjesht modeli i veshjes së këngëtares ai që bëri të dukej barku i fryrë.
Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e Lorit që ka theks të veçantë edhe tek kritika e ashpër për raportime të tilla, përtej çdo rregulli gazetaresk të një pjese të gazetave online. /Prive.al/