Modelja Kendall Jenner ka nisur bashkëjetesën me të dashurin, Devin Brooker, në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Kendall dhe Brooker e konfirmuan lidhjen e tyre disa muaj më parë, po mesa duket dyshja po e çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.
Ndryshe nga motrat e saj, Kendall duket se ka vendosur ta mbajë lidhjen e saj krejtësisht private dhe larg vëmendjes së publikut.
Gjatë gjithë romancës së tyre, çifti kanë ndarë shumë pak nga jeta e tyre e dashurisë në rrjetet sociale.