Lajme të mira nga familja e Alban Nimanit: Një anëtar i katërt, së shpejti

By

Lajme të mira duket se po vijnë nga familja e Alban Nimanit, liderit të grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Albani ka bërë të ditur që familja do zgjerohet së shpejti.

Në fotografinë e ndarë shihet bashkëshortja Klejda, djali Joni nën përshkrimin: ‘Klejda, Joni dhe ?’.

Figura e diellit, e zgjedhur për të zëvëndësuar personin e tretë duket se ka zbuluar edhe gjininë edhe emrin e foshnjes që pritet të vijë në jetë brenda pak kohësh.

Ndryshe, Albani po vazhdon të ketë një jetë mes Tiranës dhe Prishtinës. Në të parën e përpos gruas e djalit e lidh edhe angazhimi në qendrën kulturore ‘Tulla’ teksa në të dytën, një pjesë tjetër e familjes, shoqërisë por edhe profesionit si profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm