Ku po e feston ditëlindjen Blerim Destani?!

By

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani sot feston ditëlindjen.

I lindur në vitin 1981, Blerimi sot mbush plot 36 vite jetë dhe në këtë ditë të shënuar urimet nuk kanë munguar.

Familjarë, miq e fansa kanë vërshuar me komente në rrjete sociale duke i dëshiruar çdo të mirë aktorit të njohur.

Por si po e feston ky i fundit këtë ditë?!

Pa shumë zhurmë dhe në modesti, Blerimin ditëlindja po e gjen në Dubai aty ku në vilën e tij personale po shijon disa ditë pushimesh dhe relaksi.

Nuk dihet për personat tjerë që po e shoqërojnë për faktin se Destani nuk ka ekspozuar këtë pjesë, ndryshe nga siç vepron zakonisht kur hap dyert e shtëpisë së tij për miqtë e tij të shumtë në numër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm