Një lajm i bukur vjen nga modelja shqiptare Lorena Haliti.
Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Zhvillimin e ka ndarë me ndjekësit përmes fotografive ku shfaqë barkun e rrumbullakosur, krah partnerit të saj, Ami Mëzezit.
Vajza nga Mitrovica dhe djaloshi nga Tirana janë në lidhje prej disa vitesh duke zhvilluar jetën e tyre përtej oqeanit në Amerikë.
Ata u martuan së fundmi privatisht në një prej pushimeve të tyre por dasmën e kanë planifikuar në verën e 2023-ës, bashkë me fëmijën e tyre që vjen në jetë sivjet.
Shumë urime Lorenës dhe Amit. /Prive.al
View this post on Instagram