Një lajm i bukur vjen nga këngëtari i mirënjohur, Malësori.
Ai dhe bashkëshortja e tij, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin, Malësori e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Sot, Fatmiren dhe mua, na bekoi Zoti dhe na i fali binjakët, vajzën Lurën e djalin Lekë. Lurë e Lekë, paçi jetën e gjatë dhe të lumtur” – është shprehur mes tjerash ai.
Lindja është kryer në QKUK, me ç’rast, Malësori e ka falënderuar gjithë stafin.
Me jetë të gjatë! /Prive.al