Labinot Tahiri vazhdon të insistojë që njerëzit e krijuan koronavirusin

By

Së fundmi postimet e këngëtarit në llogarinë e tij në Instagram, theksonin gjithnjë  e më shumë se njerëzit e krijuan koronavirusin dhe se Zoti nuk ka gisht në këtë.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, ai shkruan:

“Mbi 10.000 personave gjatë pandemisë ua kam dhën doren dhe kam qendruar pa mask nê shumicen e kohës.

E kam vendosur maskën vetëm aty ku ka qenë vend instuticion ku ka pasur kryetar!

Kam ardhur dhe kam shkuar tek pleqët e mi, te familja, por as një nuk ishim të sëmurë! Dy herë kam berë testet dhe as nje gjë nuk ka ndodhur, njëri test në kufi Kosovë – Shqipëri dhe tjetri në një spital!

Pra këtu ka të bëj me mashtrim të madh ndaj njerëzimit , ndërsa presim që njē ditë të del dikush i madh, me ndikim në planetin tonë, dhe të thot të vërteten, se ky virus ishte mashtrim!

Tek njerëzit besoj vetëm kur më afron bukën dhe ujin, ndërs TE ZOTI BESOJ GJITHMONË! Ky virus nuk është prej Zotit, por nga dora e njeriut të prisht dhe politika globale.

LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPĒRISË. Vazhdoni e mbyllni te gjitha e shkatrrojani jetën njerëzve në ekonomi dhe biznes.” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm