Ministrja Vlora Dumoshi pret në takim Adriana Matoshin

By

Nisur nga suksesi më i fundit i Adriana Matoshit, ku ajo u zgjodh si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Francës, ministrja Vlora Dumoshi e priti atë në takim.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi erdhi edhe takimi me aktoren.

Në llogarinë e saj në Facebook ministrja shkruan:

“Dua t’i përkrah maksimalisht aktorët dhe ata që realizojnë dhe promovojnë vlerat tona të mirëfillta kulturore. Tashmë është një fakt i ditur se filmi po tregon sukses në arenën ndërkombëtare krahas sportit. Kësisoj, në nivel shtetëror nëse e vlerësojmë, pa dyshim se prezantimi i kulturës tonë po realizohet nëpërmjet filmit. Dua të falënderoj Ambasadën e Francës në Kosovë dhe përmes saj qeverinë dhe popullin francez për tërë kontributin e tyre ndaj vendit tonë, sidomos në fushat që ka në përgjegjësi MKRS-ja në shumë projekte konkrete që kanë qenë në interesin e përbashkët”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm