Labi transferon 7000 mijë euro për të lënduarit në Ferizaj

By

Pas dhurimit të autoambulancës në Podujevë, Labinot Tahiri ka marrë përsipër edhe një punë tjetër.

Këngëtari njoftoi përmes rrjeteve sociale se do të transferojë 7 mijë euro nga fondacioni i tij për të lënduarit në gjendje më të rëndë nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj, e të cilët do të udhëtojnë drejt Turqisë për shërim.

“Nga Podujeva në Ferizaj!

Për GENCIN dhe të tjerët!

Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj!
Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi.

Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€
Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju.

Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë.

ZOT BEJ MREKULLI DHE SHËRO TË GJITHË”, ka shkruar artisti.

Artikuj të ngjashëm