Labi s’ndalet, merr rrugë drejt Podujevës për donacion të ri!

By

Labinot Tahiri në kuadër të aktiviteteteve të tij bamirëse është nisur sot drejt Podujevës për ta dorëzuar si donacion një autoambulancë në QKMF, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

“Mirëmengjesi të dashur njerëz!

Të buzëqeshur edhe kur nuk êshtë gjendja e mirē në vend, ama kjo bëhet për tê dhuruar vullnet të mirë dhe me ju than se nê çdo situatë jemi se bashku me qytetarë.

Rrugës për në Podujevë, pêr ta dorëzuar autoambulantën si donacion për QKMF-në”, ka shkruar Labi.

Më parë, ai u angazhua në sigurimin e sasisë së  mjaftueshme të bombolave të oksigjenit, tejet të nevojshme në këtë periudhë me fluks të të shtruarve si shkak i pandemisë COVID-19.

 

Artikuj të ngjashëm