Bleona Qereti seksi dhe fit: Sapo zbuloi sekretet e bukurisë së saj (FOTO)

By

Është nga gratë e shoubizit shqiptar që gjithnjë ka qëndruar në formë, pavarësisht viteve ë kanë kaluar.

Këngëtarja Bleona Qereti, ishte gjithnjë e tillë nuk ndryshoi asnjëherë dhe me sa mund të shohim, nuk ka bërë ndërhyrje estetike.

Seksi, fit dhe me lëkurë të ndritshme, ajo sapo ka zbuluar sekretet e bukurisë së saj, të cilat ndoshta do donte t’i dinte çdo grua.

Përmes një fotografie në Story të Instagramit, ajo ka dhënë disa nga elementet që e bëjnë fizikun e saj të jetë ky që është.

Në imazh ajo shihet tërësisht e zhveshur duke vrapuar rreth ujit në plazh e shkruan se për pamjen që ka, duhet fajësuar gjenet e mira, detoksifikim të pafundëm të trupit dhe trajnerin e saj.

“Të jem e sinqertë”, thotë ajo, “E urrej photoshopin dhe të qenit fals në çdo kuptim të fjalës”, ka shkruar ajo, duke bërë me dije se nuk përdor programe të tilla për ndërhyre në fotografi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm