Pas fushatave në kohë zgjedhjesh që u diskutuan shumë në opinionin e gjerë, Labi paralajmëron se do të nisin edhe mbrëmjet muzikore.
Në profilin e tij në Instagram, këngëtari përveç tjerash tha se që nga java tjetër në lokalet në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën do ketë atmosferë festive.
Tutje shton se kushdo që del i infektuar le të izolohet në shtëpi, po përndryshe puna do të vazhdojë.
“Nga java tjetër nëpër lokalet e Ferizajt dhe në krejt lokalet e Kosovës. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasojë e fushatës! Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat i shtuan rastet”, shkruan ndër të tjera Labi. /Prive.al