Çka iu dërgoi Labi për darkë protestuesve ?! (FOTO)

By

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, këngëtari Labinot Tahiri – Labi përmes një postimi në Facebook befasoi kur tha se nesër do të sigurojë darkën për protestuesit opozitarë që kanë zbarkuar në shesh për të kundërshtuar qeverinë.

E Labi edhe e mbajti fjalën e dhënë në lidhje me këtë çështje.

Prive e ka fotografuar këngëtarin para pak çastesh teksa siguronte ushqimin për protestuesit në një prej furrave të kryeqytetit.

420 euro janë shpenzuar për burekë kurse 80 të tjera për hamburgerë ku nuk do lihet anash as policia.

Këtë Labi e ka bërë për popullin dhe ata që po qëndrojnë në të ftohtë jashtë pasiqë ai nuk do përqarje mes shqiptarëve dhe të qenurit të bashkuar është synimi i tij.

Sigurimi i ushqimit për ata që janë duke qëndruar në tenda nga dita e djeshme është shndërruar në mobilizim dhe aktivizëm për shumë persona.

Edhe deputete të Kuvendit nën kushtet e arrestit shtëpiak kaluan ditën në kuzhinë duke gatuar specialitete të ndryshme.

Kujtojmë se Labi nënvizoi dje faktin se ky veprim i tij nuk nënkupton përkrahje politike për ndonjë anë pasi të njejtën do e bënte edhe për pozitën./Prive.al/

1456336116897

 

 

Artikuj të ngjashëm