Labi mbajti ‘zotimin’, niset për Mal të Zi për të kënduar

By

Labinot Tahiri ka qenë tejet i zëshëm për anulimin e pezullimit të dasmave dhe mbrumeve muzikore.

Ai tashmë po cilëson koronavirusin si diçka e krijuar nga dora e njeriut dhe vazhdon të theksojë se anulumi i dasmave dhe i mbrëmjeve muzikore, do të dëmtojë rëndë ekonominë e vendit.

Shoqata e Hotelierëve me 15 qershor ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe Labi.

Ai kishte thënë se do nisej për Ulqin, për të kënduar në mbrëmjet muzikore. Dhe këtë zotim ai po e mban.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai dëgjohet teksa këndon “Morra rrugën për Ulqin”, së bashku me disa të tjerë në makinë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm