Këngëtari kosovar Labinot Tahiri, tani iu është afruar të 40-tave.
Labi sot ka mbushur plot 38 vjet dhe ende pa filluar të marrë urimet e ditëlindjes, ai një falënderim të posaçëm ka pasur për njerëzit që i kanë ndihmuar të ngritet në karrierë, duke ua kujtuar se nuk i ka harruar.
“Ditëlindja ime e 38-të – Sonte po i shijoj 38 vjet jetë së bashku me ju, me ju që nga të gjitha anët më ngritët në këmbë, që të ndjehem i forcuar për të shërbyer aty ku thërrasin emrin tim. Mirënjohës për jetë”, është mesazhi i Labit, në profilin e tij në Instagram. /Prive.al