Këngëtari ferizajas, që para pak ditësh u bë edhe nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri do të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Tahiri ndonëse e kishte konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, ndërsa tash ai e ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës, përmes një statusi në profiling e saj në Facebook.
“Sot, Presidenti Behgjet Pacolli, me zgjodhi që djali juaj nëne e dashur, të behet deputet i ri në Parlamentin e Kosovës së Shqipërisë. Familje, miq, shok e dashamirë e ju të gjithë që më njohët edhe kur nuk me njohët, do të jem zëri me ngritës në atë parlament për kërkesat dhe gjerat me te vlefshme të Kosovës sime”, ka shkruar Tahiri.