Labi flet për AKR-në, por befason me deklaratë!

By

Inkuadrimi i Labinot Tahirit në politikë tash e një kohë ka qenë temë diskutimi në publik.

Nga aktivitetet e shumta humanitare, ishin mjaft në numër personat që i propozuan këngëtarit që të ndërmerrte këtë hap, teksa të tjerë nuk munguan të ‘kritikojnë’ duke thënë se veprimet e Labit janë thjesht para hyrjes në politikë.

E së fundmi, zërat u shtuan shumë kur disa herë rresht, Labi u pa përkrah Presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli i cili ka nisur procesin e riorganizimit të partisë pas dështimit për t’a kaluar pragun në vitin 2014.

Sot, disa prej mediave raportuan që gjithçka është zyrtare dhe Labi do t’i bashkohet Aleancës Kosova e Re. Ky raportim ka bërë që Labi të reagoj duke demantuar lajmet nën pretekstin se asgjë momentalisht nuk është zyrtare.

‘Me gjithë respektin që kam për Mikun tim Begjet Pacollin, jemi duke i shikuar mundesit e bashkpunimit mes nesh. Falminderit që keni shkruar.Unë kam thënê në video live, se mund të jem pjesë e Akr-s me mundesit që mi ka ofruar Partia e Akr-s dhe nje dite mund ta mirpres një vendim mes nesh. Dmth mos u ngutni, sepse unë e bëj vetë publike kur ta vendosi me Zt, Behegjet Pacollin, në bashkpunim me kërkesat e mia që i kam nê të mire të qytetarëve dhe vendit’ – ka shkruar mes tjerash këngëtari. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm