Këngëtari Labinot Tahiri përmes një postimi ka gjetur kohë të bëjë një falemnderim.
Por kësaj radhe ai nuk ka falemnderuar njerëz të vullnetit të mirë që i ndihmojnë në nisma humanitare, por një koleg të tij.
Në një foto ku shihet me reperin Gold AG, këngëtari ka shkruar: ‘Më ndihmoi shumë herë, në shumë raste. Falemnderit Goldi’.
Në një estradë ku shpesh rivaliteti dhe inati nuk fshihet, Labi dhe Ariani janë një shembull i mirë për t’u ndjekur.