Labinot Tahiri nuk po ndalet me veprimet e tij për t’iu gjendur në ndihmë personave në nevojë në vendin tonë.
Pak ditë më parë, këngëtari vizitoi në repartin e pediatrisë 9 vjeçarin Arbenit Haziri i cili kishte nevojë për transplant të mëlqisë.
Pas një mobilizimi në rrjete sociale, u arrit të grumbullohej edhe një shuma e mbetur. E sot Labi bëri të ditur se djaloshi është nisur për shërim në Turqi.
Pasi isha pjesë e lobimit, dua ti falemnderoj nga zemra, të gjithë ata që e kanë ndihmuar Arbenitin! Arbenitit sherim sa më të shpejtë. – ka shkruar Labi. /Prive.al/