Këngëtari Labinot Tahiri ishte ndër të parët që përmes rrjeteve sociale uroi zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.
Por siç duket kjo nuk i ka pëlqyer shumë njerëzve që kanë vërshuar me kritika dhe ofendime të shumta në adresë të Labit.
Kjo i ka lënë përshtypje këtij të fundit që ka thënë se si kurrë më parë, në komente ka pasur kritika, fyrje e ofendime.
Por mos harroni ju po më shani dhe më shkruajtët komentet më të rënda, por nesër mund te ndodh prapë koalicion e nuk ke çka bën as ti e as unë deri sa sot po më shani! – ka thënë ai.
Labi ka shtuar se të njejtën do e bënte edhe për Ramushin, Fatmirin apo Albinin teksa është i lumtur që s’pati viktima dhe trazira. /Prive.al/