Kylie Jenner zbulon tërthorazi arsyen pse u nda nga Travis Scott

By

Kylie Jenner dhe Travis Scott mund të kenë përfunduar gjërat muajin e kaluar, por tronditja e ndarjes së tyre është duke goditur ende fansat.

Këto ditë, Jenner është parë në shoqërinë e Tyga dhe Drake, por një vizitë e fundit për të mbështetur Scott në Astroworld Fest në Houston, i kishte bindur fansat se dyshja nuk ishin ndarë përfundimisht.

Sidoqoftë, Jenner mund të ketë zbuluar tërthorazi pse ajo dhe babai i vajzës së saj un ndanë.

Scott dhe Jenner u ndanë zyrtarisht në tetor, dhe fansat  kanë pasur probleme të kuptojnë pse qysh atëherë.

Sidoqoftë, postimi i fundit i Jenner në llogarinë e saj në Instagram mund t’u ketë dhënë fansave një vështrim më të afërt për arsyen e ndarjes së tyre. Më 12 nëntor, Khloé Kardashian postoi në Instagram një citat që shkruante, “Ju nuk po kërkoni shumë. Ju thjesht po e kërkoni nga personi i gabuar.”

Kylie Jenner Instagram story

Të njëjtin shkrim Jenner e ripostoi në llogarinë e saj në Instagram. Megjithëse vetëm një citim i shkurtër, ai ka shumë kuptim dhe mund të jetë një arsye pse Jenner dhe Scott i dhanë fund lidhjes së tyre.

Duket se Jenner nuk ishte e lumtur me të dhe e kuptoi që ajo mund të gjente dikë më mirë që do të kujdesej për nevojat e saj më shumë.

Artikuj të ngjashëm