Në episodin e fundit të shfaqjes televizive të familjes “Keeping up with the Kardashians”, Kylie Jenner foli hapur për problemet e saj me shikim.
Pasi për pak bëri aksident me makinë, Kylie i tha shoqes së saj më të mirë Stassie, “Unë thjesht, nuk mund të shoh vërtet aq mirë. Jam si i verbër”.
“Shikimi im filloi të përkeqësohej në mënyrë progresive kur mbeta shtatzënë,” tha Kylie. “Kështu që vura syze, dhe tani është deri në atë pikë sa unë pothuajse duhet të vë syze gjatë gjithë kohës. Nuk mund të shoh më shumë se 3 metra para meje.”
Kylie gjithashtu ndau, “Unë duhet të vë syze për të vozitur, për të shikuar TV, madje edhe për të parë fytyrën e vajzës time. Po fillon të ndikojë në jetën time të përditshme”.
Si rrjedhojë Kylie vendosi që të korrigjojë dioptrinë e saj me operacion laserik në sy.
Dhe shfaqja e familjes gjithashtu ndau disa pamje nga ndërhyrja laserike mirëpo shumë nga ata që e panë mbetën të shqetësuar me pamjet dhe u ndjenë edhe më mirënjohës që nuk kanë probleme me të pamurit. /Prive.al