Modelja Kylie Jenner është në fokus të shtypit kohëve të fundit, pasiqë po flitet për një shtatëzëni të saj me të dashurin Travis Scott.
Që nga shtatori kanë filluar thashethemet për këtë pjesë por vetë Jenner nuk e ka konfirmuar apo mohuar një gjë të tillë.
Mirëpo, tani sipas disa burimeve të E!News bukuroshja ka mbajtur një event privat me 30 persona të dielën në kopshtin e shtëpisë së saj.
Gjithmonë sipas burimit të tyre, kopshti i dekoruar i gjithi me trëndafila rozë dhe kodi i veshjes ishte me pizhama, të cilat të ftuarit i merrnin në hyrje të festës.
Në tavolinën e drekës, të gjithë po flisnin se sa nënë e mirë do të jetë Kylie shprehet ky burim, duke konfirmuar kështu se pas pak muajsh familja e saj do të zgjerohet.
Artikulli tutje vazhdon se Jenner ka marrë dhe dhurata për fëmijën, që mesa duket do të jetë vajzë./Prive.al