Ky vogëlush u rrit për t’u bërë krijues i hiteve të panumërta shqiptare: E gjeni dot kush është?

By

Para se të zbulojmë se cili nga artistët tanë të dashur është vogëlushi në foto, kemi një sfidë për ju – ta gjeni vetë!

Por do ju japim disa të dhëna: Është 24 vjeçar, por debutimin në muzikë e bëri para disa viteve me këngën “Ki me lyp”.

Jashtëzakonisht i talentuar, me pasion e dashuri ndaj muzikës, me një zë të këndshëm e të veçantë, e paraqitje të mrekullueshme, aftësitë e tij i plotësoi me studimet për muzike në Lorrach te Gjermanisë, në akademinë prestigjioze të muzikës pop “Voice Lap”, të themeluar nga artisti i famshëm gjerman Xavier Naidoo.

Gjithashtu, qysh 11 vjeçar, ai ishte pjesë e akademisë së kërcimit “Dance Energy”.

Kënga e tij e fundit e ka titullin “Phantom” e cila u publikua me datë 22 dhjetor 2020, dhe të ftuar në videoklip kishte Arta Nitajn.

E gjetët?

Është Butrint Imeri, dhe këtë fotografi ai e ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm