Befasia e Noizyt për fansin e tij na ëmbëlsoi zemrën (VIDEO)

By

Noizy ka një zemër të madhe dhe këtë më së miri ua tregojnë fansat e tij – sidomos njëri nga ata që quhet Kujtim!

Rep artisti u kujdes që të takonte një nga fansat e tij më të mëdhenj duke i përgatitur edhe një befasi.

Fansi futet në një dhomë ku po qëndron edhe ekipi i reperit. Në një çast Noizy e prek në shpatulla dhe Kujtimi që nuk ka ide se kush është pas tij kthehet ngadalë.

Momentin që ai kupton se para tij po qëndron idoli i tij, i hidhet në përqafim.

Videon e ka publikuar vetë Noizy në llogarinë e tij në TikTok ku shkruan, “Kujtimin s’bon me ma nguc”. /Prive.al

@noizykingKujtimin sbon me ma nguc ❤️🙏♬ original sound – Noizy

Artikuj të ngjashëm